Bota

Marrëveshja e Ohrit i hap rrugë njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së/ Vuçiç: Disa prej tyre s’janë larg

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE.

26 Mars 2023, 16:52 Nga a.l
Marrëveshja e Ohrit i hap rrugë njohjes së Kosovës nga 5
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është pyetur sërish për marrëveshjen e fundit me Kosovën, duke komentuar edhe pjesën që, siç thuhet, i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e kanë bërë këtë. Ai ka pyetur se në cilën pjesë të marrëveshjes thuhet kjo, ndërsa ka pranuar se disa prej tyre nuk janë shumë larg që ta bëjnë këtë.

“Disa prej tyre nuk janë shumë larg. Por ato kanë qenë prej vitesh. Sigurisht që nuk është shkruar askund. Kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e shumta”, theksoi ai.

Takimi në Ohër

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll