Bota

'SHBA e ka bërë këtë për dekada'/ Putin: Nuk ka asgjë të pazakontë për planet bërthamore në Bjellorusi

Ai tha se Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi. 

26 Mars 2023, 17:25 Nga a.l
'SHBA e ka bërë këtë për dekada'/ Putin: Nuk
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se nuk ka asnjë gjë të pazakontë në vendimin e tij për të lëvizur armët atomike në Bjellorusi. Ai shtoi se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë këtë për dekada, shkruan SkyNews. 

"Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ne ramë dakord që do të bënim të njëjtën gjë pa shkelur kushtet e traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore", tha ai.

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Ai ndihmoi Rusinë të nisë agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu. Në një intervistë që u transmetua të shtunën në kanalin televiziv shtetëror rus Russia 24, Putin pohoi se vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi nuk do të ishte shkelje e marrëveshjeve të mospërhapjes bërthamore. Ai tha se Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi. 

vladimir putin

Sondazh

Poll