Bota

U ndje keq gjatë një feste me shokët, ndërron jetë adoleshenti italian, dyshimet e policisë

Ndihma e shpejtë ka ndërhyrë dhe është përpjekur ta sjellë në jetë por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për t'i shpëtuar jetën djalit të vogël.

26 Mars 2023, 17:20 Nga k.m.
U ndje keq gjatë një feste me shokët, ndërron jetë
Foto ilustruese

ITALI- Një djalë 15-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi luajti boks me disa shokë në shtëpinë e njërit prej tyre në Genova. Sipas mediave italiane, adoleshenti me sëmundje zemre është rrëzuar përballë djemve të tjerë.

Ndihma e shpejtë ka ndërhyrë dhe është përpjekur ta sjellë në jetë por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për t'i shpëtuar jetën djalit të vogël. Hetimet përjashtuan përdorimin e drogës apo alkoolit. Trupi i pajetë është vënë në dispozicion të organeve gjyqësore për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Në momentin e tragjedisë, në shtëpi ndodheshin 15 fëmijë të cilët kishin vendosur të kalonin mbrëmjen e së shtunës së bashku. Gjatë mbrëmjes ata filluan ndeshjet e mini-boksit duke përdorur doreza boksi, por pak pas përfundimit të ndeshjes së tij, ai u rrëzua në tokë dhe humbi ndjenjat.

Shokët janë intervistuar, në prani të prindërve të tyre për të rindërtuar dinamikën e saktë të fakteve.

itali

Sondazh

Poll