Bota

Armët bërthamore ruse në Bjellorusi/ Këshilltari i Zelenskyy-t: Kjo është një shenjë që ai ka frikë nga humbja

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës.

26 Mars 2023, 17:14 Nga a.l
Armët bërthamore ruse në Bjellorusi/ Këshilltari i
Mykhailo Podolyak

UKRAINË- Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak ka reaguar lidhur me pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se ai po planifikon të vendosë armët bërthamore taktike nq Bjellorusi. Podolyak shprehet se kjo ësht ënjë shenjë se ai ka frikë nga humbja, shkruan CNN. 

"Putini (RF [Federata Ruse]) është shumë i parashikueshëm. Duke bërë një deklaratë për armët taktike bërthamore në Bjellorusi, ai pranon se ka frikë nga humbja dhe gjithçka që mund të bëjë është të trembë me taktika. E dyta. Ai deklaron edhe një herë përfshirjen e tij në krim. Shkelja e traktatit të mospërhapjes bërthamore," tha Podolyak në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter.

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Ai ndihmoi Rusinë  të nisë pushtimin e saj fillestar  të Ukrainës  në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu. Në një intervistë që u transmetua të shtunën në kanalin televiziv shtetëror rus Russia 24, Putin pohoi se vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi nuk do të ishte shkelje e marrëveshjeve të mospërhapjes bërthamore. Ai tha se Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi. 

mykhailo podolyak

Sondazh

Poll