Bota

I ka "ëndërr" deportimet e emigrantëve në Ruandë, Suella Braverman synon të ndalojë GJEDNJ të ndërhyjë në politikën e saj (Kundër ka Sunak)

Sekretarja e Brendshëm po zhvillon bisedime me 60 deputetë konservatorë që duan t'u heqin gjyqtarëve të Strasburgut të drejtën për të ndërhyrë në politikën britanike të emigracionit.

26 Mars 2023, 16:58 Nga k.m.
I ka "ëndërr" deportimet e emigrantëve në
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Suella Braverman mund të ndalojë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) që të mos ndërhyjë tek fluturimet e dëbimit të emigrantëve të paligjshëm për në Ruanda. Sipas mediave britanike, sekretarja e Brendshëm po zhvillon bisedime me 60 deputetë konservatorë që duan t'u heqin gjyqtarëve të Strasburgut të drejtën për të ndërhyrë në politikën britanike të emigracionit.

Lëvizja, e raportuar nga Sunday Telegraph, është në një përpjekje për të shmangur një rebelim të madh të konservatorëve mbi projektligjin e migracionit të paligjshëm. Projektligji kthehet në Parlament nesër për fazën e tij të diskutimit, ku deputetët do ta shqyrtojnë atë rresht pas rreshti për dy ditë. Legjislacioni synon të ndalojë njerëzit që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar nëse mbërrijnë me mjete të paautorizuara. Por rebelët nga e djathta besojnë se kjo nuk duhet të ndodhë. 

Braverman mund të fusë një klauzolë në projektligj që të nisë me fluturimet që dikur i ka cilësuar si "ëndrrën e saj më të madhe", por Sunday Times raporton se Rishi Sunak thuhet se është i vendosur të mos pranojë ndryshime që do të injoronin vendimet e Strasburgut. Një burim i Downing Street i tha gazetës se Kryeministri do të kundërshtonte çdo amendament që e tërheq Britaninë e Madhe nga juridiksioni i GJEDNJ.

Mes emigrantëve që Suella Braverman do jashtë Anglisë janë edhe ata shqiptarë. Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë. Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta, duke u shprehur se vendi po pushtohej prej tyre. 

suella braverman shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll