Bota

Plani i Rusisë për të vendosur armët bërthamore në Bjellorusi/ Stoltenberg: Të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm

Rusia ka marrë vendimin për të zgjeruar kapacitetin e saj bërthamor, duke vendosur këto armë të shkatërrimit në masë në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë.

26 Mars 2023, 15:36 Nga a.l
Plani i Rusisë për të vendosur armët bërthamore në
Jens Stoltenberg

RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me paralajmërimin e presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Stoltenberg e ka konsideruar qëndrimin e Rusisë si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm. 

NATO është në gatishmëri të lartë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën. Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në paraqitjen e arsenalit bërthamor të Rusisë që do të na çonte në ndryshimin tonë”, tha një zëdhënës i Aleancës Atlantike.

Referenca e Rusisë për ndarjen bërthamore të NATO-s është krejtësisht mashtruese. Aleatët e NATO-s veprojnë në respekt të plotë të angazhimeve të tyre ndërkombëtare. Rusia ka shkelur sistematikisht angazhimet e veta në kuadër të procesit të kontrollit të armëve, së fundmi duke pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin e Ri START”, tha zëdhënësi.

Rusia ka marrë vendimin për të zgjeruar kapacitetin e saj bërthamor, duke vendosur këto armë të shkatërrimit në masë në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë. Siç u njoftua, presidenti Vladimir Putin ra dakord me homologun e tij të vendit aleat Alexander Lukashenko, ndërsa theksoi se një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përhapjen e armëve bërthamore.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll