Bota

Ja kush janë policët që u torturuan nga 'ushtarët' e Radoje Zvicer

Të tre janë dënuar ose dyshuar se kanë kryer vepër penale ndaj anëtarëve të klanit kundërshtar të Kavaçit.

26 Mars 2023, 15:42 Nga k.m.
Ja kush janë policët që u torturuan nga 'ushtarët'
Fotot e publikuara

SERBI- Fotot e torturave të tmerrshme të kryera nga policët malazezë nën komandën e shefit Petar Lazoviç, i cili dyshohet se punonte për klanin e Kavaçit, shpejt zbuluan se kush ishin viktimat e policëve të inkriminuar. Mësohet se bëhet fjalë për Miloš Marković, Stefan Kovač dhe Jovan Mrvaljević, të identifikuar si anëtarë të klanit Škaljar.

Sipas informacioneve të Kurir, të tre janë dënuar ose dyshuar se kanë kryer vepër penale ndaj anëtarëve të klanit kundërshtar të Kavaçit. Avokati Damir Lekiç, i cili përfaqëson Stefan Kovaçin, thotë se klienti i tij ndodhet vetëm në foton ku shfaqet me një çantë jeshile mbi kokë.

"Klienti im u arrestua në kufirin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë dhe u ndalua nga policia e Nikshiçit. Ai është torturuar, keqtrajtuar, poshtëruar vazhdimisht,"- tha avokati i Kovaçit.

Siç tha ai vetë më herët për “Vijesti”, se policët e kanë kërcënuar se do ta përdhunojnë, i kanë vendosur një qafore qeni në qafë dhe një çantë në kokë.

Sipas fjalëve të tij, më 30 dhjetor 2020, skuadra e Peter Lazoviçit e kërcënoi se do ta përdhunonte.

kovac

Sondazh

Poll