Sport

Ish-sulmuesi i Sporting, rrezikon 16 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale...

Koke dyshohet se mori përsipër operacionet në një rrjet droge

26 Mars 2023, 12:13 Nga DOSJA

Ish-sulmuesi i Sporting, rrezikon 16 vite burg për drejtimin e një

SPANJE - Agjencia e lajmeve EFE bën të ditur këtë të shtunë se Koke, një ish-sulmues që përfaqësoi Sportingun në sezonin 2005/06, rrezikon 16 vjet burg për akuzën e drejtimit të një organizate kriminale.

Sipas të njëjtit burim, spanjoli, aktualisht 39 vjeç, ka marrë përsipër operacionet e një skeme droge, duke u dhënë udhëzime anëtarëve të saj, në lidhje me sasitë dhe çmimet me të cilat duhet të blihen, si dhe indikacione të tjera që lidhen me transportin e substancave.

“Falë përgjimeve, u zbulua se si Koke dhe anëtarë të tjerë të organizatës përvetësonin lloje të ndryshme droge. Në vitin 2021, ai pagoi një garanci prej 15 mijë eurosh dhe u largua nga burgu me kusht, pasi ishte ndaluar për të njëjtën arsye,”- mund të lexohet në një njoftim të publikuar nga agjencia në fjalë.

Sergio Contreras, ose siç njihet ai Koke, do të dëgjohet këtë të hënë në Malaga, në një seancë ku do të marrin pjesë 17 persona të tjerë, mes të cilëve vëllai i ish-lojtarit dhe e dashura e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll