Sport

Kyle Walker “ngatërrohet” përsëri: takohet me ish-të dashurën, pas shpinës së gruas…

Ka qenë me ish të dashurën e tij, me të cilin ka një fëmijë të përbashkët, Kairon e vogël

26 Mars 2023, 12:05 Nga DOSJA

Kyle Walker “ngatërrohet” përsëri: takohet me

ANGLI - Nuk ka javë që Kyle Walker të mos jetë protagonist i ndonjë titulli për jetën e tij ekstrasportive. Vetëm pak ditë më parë pamë një video të tij në një diskotekë në gjendje krejtësisht të dehur, duke i rënë pantallonave dhe duke puthur një grua që nuk ishte e tija.

Tashmë është bërë e ditur një pabesi e re ndaj gruas së tij, Annie Kilner, me të cilën ka një lidhje që në adoleshencë. Dhe më e keqja është, se ai është një shkelës i përsëritur. Kjo i ndodhi me ish-dashnoren e tij, 'ndikuesen' Lauryn Goodman, me të cilën në fakt ka një djalë.

Është e vërtetë që të dy janë takuar në një studio ligjore për t'u marrë pikërisht me çështjet ligjore në lidhje me kujdestarinë e fëmijës. Mirëpo, këtë ai e ka bërë pas shpinës së gruas së tij, gjë që e ka inatosur atë, sipas gazetës ‘The Sun’.

“Ajo nuk ishte e lumtur që ai ishte takuar me të, edhe nëse ishte vetëm me avokatët për të diskutuar çështje ligjore”,- thanë burime pranë të resë për mediat e sipërpërmendura. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll