Sport

Mesfushori De Jong ka udhëtuar drejt Holandës për të vërtetuar dëmtimin e tij...

Aty kaloi testet e para fizike, ndërkohë që te Barça kanë diagnostikuar dëmtimin në bicepsin femoral, që e vë në dyshim për klasikun.

26 Mars 2023, 11:46 Nga DOSJA

Mesfushori De Jong ka udhëtuar drejt Holandës për të

HOLANDE - Është folur shumë për dëmtimin e Frenkie de Jong, veçanërisht në Holandë, duke përfshirë edhe një mesazh nga shoku i tij i skuadrës dhe miku i tij  Memphis Depay. 

Por realiteti është se ndërkombëtari holandez i FC Barcelona, që kur përfundoi ‘El Clasico’ kundër Real Madridit, doli nga fusha duke prekur kofshën e këmbës së djathtë.

Pavarësisht informacioneve që dilnin, tashmë i dëmtuar, Frenkie de Jong duhej të udhëtonte drejt vendit të tij dhe të paraqitej në kombëtare. Nga raportimet e mediave spanjole, mësohet se mesfushori ka kaluar disa teste, por nuk dihet saktësisht se çfarë për të vërtetuar dëmtimi që kishte pësuar.

Koeman e përjashtoi nga grumbullimi i ‘portokallinjve’ dhe fillimisht u fol për një pushim për shkak të lodhjes së muskujve. Por e vërteta është se testet mjekësore të kryera në Barcelonë, kanë konfirmuar ekzistencën e një dëmtimi në biceps femoris të këmbës së djathtë.

Nuk duket diçka serioze, por ndeshja me Elçen, është e sigurtë që do të humbet, ndërkohë që në dyshim është edhe gjysmëfinalja në ‘El Clasico’ për Kupën e Mbretit kundër Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll