Sport

Nga milionat... në qindarka: shuma që merr Ronaldinho në ndeshjet e Kings League...

Ish-ylli brazilian është një nga figurat e kompeticionit të krijuar nga Pique

26 Mars 2023, 12:22 Nga DOSJA
Nga milionat... në qindarka: shuma që merr Ronaldinho në ndeshjet

SPANJE - ‘Kings League’ (Liga e Mbretërve), e krijuar nga Pique, vazhdon të përflitet dhe po revolucionarizon skenën e transmetimit. 

Gara, e cila ka disa emra të mëdhenj si meksikani Javier "Chicharito" Hernández, Sergio 'Kun' Agüero, Carles Planas, Joan Verdú, Ibai Gómez, Victor Sánchez ose Jonathan Sorianom, ka gjithashtu në 'posterin' e saj edhe Ronaldinho Gaúcho, ish-ylli brazilian, i cili sipas 'AS' merr një shumë befasuese për çdo ndeshje që luan atje.

Sipas të njëjtit burim, Ronaldinho, i cili luan për Porcinos FC, një nga ekipet e Kings League, fiton vetëm 70 euro për ndeshje. Tashmë, në pamje të parë kjo shifër duket e ulët, por e vërteta është se braziliani merr nga 10 deri në 15 mijë euro për praninë e tij në turne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll