Sport

"Nuk e konsideroj mentorin tim", rrugët e kryqëzuara të Tuchel dhe Nagelsmann...

Nagelsmann luajti dhe filloi karrierën e tij në pankinë me Tuchel si trajner

26 Mars 2023, 11:07 Nga DOSJA

"Nuk e konsideroj mentorin tim", rrugët e kryqëzuara të

GJERMANI - Rrugët e ngatërruara të Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann, janë kryqëzuar sërish... fatkeqësisht për ish-trajnerin e Bayernit. Origjina e lidhjes daton në vitin 2006, kur Nagelsmann luante për filialin e Augsburgut, nën komandën e Tuchel!

Më pas, pothuajse pa e ditur, ai filloi karrierën e tij premtuese në stol. Karrierës së Nagelsmannit në fushën e blertë po i vinte fundi, për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju dhe Tuchel i ofroi atij, të punonte si një 'skaut'.

"Nuk e konsideroj mentorin tim", rrugët e kryqëzuara të

"Tuchel ishte i impresionuar me punën time"

"Unë isha vetëm lojtari i Thomas Tuchel, asgjë më shumë. Është një temë që po bëhet shumë bujë. Kam luajtur për filialin e Augsburgut, por kam pasur dëmtime që nga koha ime te Mynih 1860. 

Në atë moment më duhej të zgjidhja: po kërkoja një mundësi që punoja për të financuar studimet e mia universitare, dhe fillova si 'skaut'. Nuk ishte një pozicion i zakonshëm, por Thomasit i bëri përshtypje",- ka deklaruar Nagelsmann përpara Leipzig-PSG, që do të vendoste kalimin në finaljen e Champions League 2020.

"Nuk e konsideroj mentorin tim", rrugët e kryqëzuara të

"Ky ishte hapi i parë në karrierën time dhe jam i kënaqur. Më pas, pata një ofertë për t'u kthyer në Mynih 1860 si trajner, por Thomas nuk kishte asnjë lidhje me të. Ishte e pamundur të imagjinohej që të dy do të takoheshim në një Champions”,- vijoi ish-trajneri nga Hoffenheim dhe Leipzig.

Megjithatë, Nagelsmann nuk e lavdëron shumë: "Unë nuk e konsideroj atë mentorin tim, sepse marrëdhënia jonë ishte shumë pragmatiste". "Ishte gjithmonë kurioz,"- pranon Tuchel.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll