Sport

Doli me fanelën e Spartakut të Moskës në Miami, rusja Potapova e befasuar nga zhurma: "Nuk ka pasur qëllim politik"...

Tenistja u befasua nga zhurma që ka ngjallur admirimi i saj për një nga ekipet e futbollit në kryeqytetin rus.

26 Mars 2023, 10:51 Nga DOSJA

Doli me fanelën e Spartakut të Moskës në Miami, rusja

SHBA - Anastasia Potapova i ka të gjitha prozhektorët e WTA-s mbi vete, por është diçka që nuk e shqetëson. Në fakt i pëlqen. Tenisti nga Saratova, pasi luajti në Indian Wells dhe është kualifikuar për në fazën e 16-të në Miami Open, ka dalë me fanelën e ekipit të futbollit Spartak të Moskës.

Viktima e saj e fundit ka qenë amerikania Coco Gauff, të cilën e mundi me rezultatin 6-7 (8), 7-5 dhe 6-2, çka garanton klasifikimin e saj më të mirë si profesioniste kur renditja të përditësohet të hënën e ardhshme, më 3 prill.

Potapova, e cila mundi më parë ukrainase Marta Kostyuk në raundin e dytë, pa kundërshtaren e saj të refuzonte t'i shtrëngonte dorën në fund të ndeshjes. Ukrainasja Kostyuk shmangu përshëndetjen e saj me rusen Potapova pas humbjes në Miami.

“Është zgjedhja e saj, por është diçka që e prisja. Jam në Miami për të luajtur tenis dhe nuk më interesojnë gjërat e tjera”,- tha Anastasia. 

Doli me fanelën e Spartakut të Moskës në Miami, rusja

Po, ajo është befasuar nga zhurma që shkaktoi dalja e saj në pistën në Indian Wells me fanelën e Spartakut dhe censurën e mëvonshme si nga mjedisi, ashtu edhe nga disa shokë të skuadrës si numri një, Iga Swiatek. "Nuk kishte asnjë qëllim politik pas kësaj. Unë kam qenë një tifoze që kur isha 10 vjeç, sepse babai im ishte ai që ndërtoi një pjesë të stadiumit të tij,"- ka deklaruar tenistja ruse Potapova.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll