Aktualitet

Gjyqi për Tahirin/ Ish-ministri mendon edhe Strasburgun: Për të vërtetën nuk do kursehem fare

25 Shtator 2019, 06:02 Nga DOSJA
Gjyqi për Tahirin/ Ish-ministri mendon edhe Strasburgun: Për të

Tiranë- Gazetarja e emisionit “Tempora” në RTV Ora,  Marjana Legisi ka mundur të intervistojë shkurt ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, menjëherë pas mbarimit të daljes për media, të enjten e kaluar (19 shtator).

Teksa shprehet i bindur për t’i shkuar drei në fund drejtësisë, ish-ministri nuk  e përjashton si mundësi Strasburgun, për të marrë atë që ai e quan drejtësi.

Gazetarja: Pas 2 vitesh dilni i lirë nga tre akuza shumë të rënda. Si ndiheni?

Saimir Tahiri: Pres t’i shkoj drejtësisë deri në fund. Nuk është drejtësi e plotë deri më sot.

Gazetarja: Mendoni Strasburgun?

Saimir Tahiri: Ka ende kohë për të menduar këto, por sigurisht të gjitha janë para.

Gazetarja: Nëse do të jetë e nevojshme ju do të shkoni në Strasburg për të fituar të vërtetën tuaj që keni kërkuar prej 2 vitesh?

Saimir Tahiri: Nuk do kursehem fare, do ti bëj të gjitha patjetër ku të jetë e nevojshme.

Gazetarja: Po për ndërkombëtarët që janë të zhgënjyer. Ju sa i zhgënjyer jeni nga ata?

Saimir Tahiri: Sapo u përgjigja.

Gazetarja: Po në PS ndiheni i vetëm? Nuk keni patur kurrë një përkrahës? 

Saimir Tahiri: Mua më intereson drejtësia, vetëm kaq dhe për këtë nuk më duhet askush. Përveç të vërtetës sime.

Marrë nga Ora News 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri vendimi për saimir tahirin saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll