Aktualitet

Tritol në Fushë Krujë, hidhet në erë parukeria në Nikël

Parukierisë në fshatin Nikël në Fushë Krujë, i është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Featured image of article: Tritol në Fushë Krujë, hidhet në erë parukeria në Nikël

FUSHË KRUJË- Një biznesi (parukerieri) i është vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Nikël.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se eksplozivi i ishte vendosur një parukerie në pronësi të një zonje me iniciale R.SH.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.  Policia ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve të ngjarjes.

Informacion paraprak nga policia e Durrësit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 16.08.2019, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit pasi rreth orës 01:00, në fshatin Nikël, Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në biznesin (parukieri) e shtetases R.Sh., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment