Aktualitet

Tirana pa ujë, nëndrejtoresha e UKT-së e mohon: Problemet i kemi rregulluar brenda natës

25 Shtator 2019, 05:36 Nga DOSJA
Tirana pa ujë, nëndrejtoresha e UKT-së e mohon: Problemet i kemi

Tiranë- Javët e fundit Tirana vuan mungesën e ujit. Shumë lagje të kryeqytetit i kanë kaluar ditët edhe pa ujë.

Por kjo gjë mohohet nga nëndrejtoresha e përgjithshme e UKT-së, Evis Gjebrea. Në emisionin Opinion ajo u pyet direkt për mungesën e ujit, ndërsa hodhi poshtë të gjithë raportimet nga tereni.

Biseda: 

Gjerbrea: Reshjet e fundit shkaktuan turbulli në ujësjellësin e Bovillës. Uji nuk ka qenë problem përpara se të binte shiu, se kemi pasur një menaxhim të mirë Tiranës. Ka qenë një problem i javës së kaluar që kemi pasur një çarje tubi nga ujësjellësi i Bovillës, që është rregulluar brenda natës. Duhet të pranojmë që ka qenë thatësirë e madhe, ka qenë një verë shumë e nxehtë por kemi bërë menaxhim të mirë.

Fevziu: Ka pasur një problem në Tiranë dhe gjithë qytetet e tjera për ujin? Apo është planifikimi normal?

Gjebrea: Tirana është rregulluar krahasuar me dy vite më parë. Marrim zonën e Astirit dhe Yzberishtit që ka qenë vende të nxehta dhe të cilat furnizohen vetëm nga puse. Puset që sigurisht që gjatë periudhës së verës niveli i tyre bie dhe kjo është arsyeja që këtë vit në kemi vënë në funksion Bovillën. Tashmë Astiri dhe Yzberishti marrin ujë nga Bovilla.

Fevziu: Mungesa e ujit ka qenë çështja e një defekti teknik?

Gjebrea: Po, kemi qenë në rrjete sociale. Meqënëse Bovilla furnizohet nga Bovilla dhe prandaj është ndier dhe mungesa e ujit gjatë javë së kaluar.

Dosja.al muajt e fundit ka ngritur shqetësimin e banorëve të Tiranës të cilët furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Po ashtu disa lagje të Tiranës, si Astiri apo dhe Yzberishti kanë pasur mungesë totale të furnizimit me ujë. Denoncime të shumta janë bërë dhe në rrjetet sociale, por sërish masat e marra janë të pakta dhe problemi vijon të jetë prezent.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet evis gjerbera tirana pa uje evis gjerbera tirana pa uje

Sondazh

Poll