Aktualitet

“Toyota Yaris”, Klodiana Lala: Donika Prela shkeli ligjin, diktoi ecurinë e hetimeve

24 Shtator 2019, 19:45 Nga DOSJA
“Toyota Yaris”, Klodiana Lala: Donika Prela shkeli ligjin, diktoi

TIRANË– Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dërguar në gjyq dosjen e quajtur “Toyota Yaris”, ku në dy makina në portin e Durrësit u gjetën 3.4 milionë euro.

Organi i akuzës ka ngritur akuza ndaj 4 personave të arrestuar në Shqipëri. Prokurorët i kanë komunikuar akuzën e pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Alban Mollaymerit, Edi dhe Klevi Likës.

Ndërsa Agim Cekës i është komunikuar akuza për armëmbajtje pa leje, për shkak se gjatë kontrollit në banesë, i është gjetur një armë zjarri.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Real Story” në “News 24” shprehet se në lidhje me dosjen e “Toyota Yaris”, prokurorja Donika Prela ka shkelur ligjin, pasi ajo ka firmosur që dosja të shkojë në gjykatë, në një kohë që kjo është e drejtë ekskluzive e prokurorëve të çështjes.

Prokuroria e pranon vetë se nuk e di se kush janë pastruesit e parave. Ky udhëzim është urdhër, sepse jepet urdhër që çështja të shkojë në gjyq para datës 24 shtator. Zonja Prela ka vepruar kundër asaj që thotë ligji, më kanë thënë ish-prokurorë e njerëz që njohin ligjet.

Zonja Prela do të ishte në rregull me ligjet nëse do kërkonte shpejtim kur ka mangësi. Prela ka diktuar mënyrën si kanë ecur hetimet. Me reformën në drejtësi, prokurorët duhet të punojë në mënyrë të pavarur. Me garanci dhe përgjegjësi maksimale iu konfirmoj se sot ka pasur debat të fortë në Prokurori të Krimeve të Rënda për këtë çështje. Prela në njëfarë mënyre ka pranuar gabimin që ka bërë. Vetëm prokurorët mund të çojnë çështjen në gjyq dhe jo drejtuesit e Prokurorisë. Akoma veprohet me mendësinë e vjetër. Dosja zyrtarisht ka mbërritr te Krimet e Rënda me firmë të Prelës.

Nëse ju kujtohet çështja e parave ruse, është akuzë zyrtare ndaj liderit demokrat Lulzim Basha, por çështja nuk ka shkuar nq gjyq. Në rastin konkret ka cenuar haptazi punën e prokurorëve”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Marrë nga Balkanweb 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela klodiana lala shkresa per toyota auris toyota yaris donika prela klodiana lala shkresa per toyota auris toyota yaris

Sondazh

Poll