Bota

Protestat masive në Francë/ Macron: Nuk i dorëzohem dhunës së tyre

Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

24 Mars 2023, 19:11 Nga a.l
Protestat masive në Francë/ Macron: Nuk i dorëzohem dhunës
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi ashpër dhunën që shpërtheu në demonstratat e së enjtes kundër rritjes së moshës së pensionit dhe tha se nuk do t'i dorëzohej asaj.

"Ne nuk do t'i japim asgjë dhunës, unë e dënoj dhunën me forcën më të madhe," tha Macron në një konferencë shtypi, pas një Samiti të BE-së në Bruksel. 

Grevat kanë shkaktuar përçarje të gjerë në Francë, megjithatë Macron u zotua se qeveria do të vazhdojë me procesin demokratik për të legalizuar reformën, e cila tani po shqyrtohet nga autoriteti më i lartë kushtetues i Francës, shkruajnë mediat franceze. 

Rreth 1 milionë njerëz protestuan dje në Paris, duke shënuar numrin më të lartë deri më tani të pjesëmarrësve në këtë revoltë të organizuar kundër reformës së pensioneve. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik.  E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në 'Place de l'Opera'. Duke shmangur trazirat në vend, Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

emmanuel macron

Sondazh

Poll