Bota

“Një dhuratë për Putinin”/ Në mbështetje të Ukrainës, qytetarët çekë mbledhin 1.2 milionë euro donacione për armë luftë

Ai tha se problemi është se shkaku i vuajtjeve njerëzore është ‘agresion ushtarak rus’.

24 Mars 2023, 18:28 Nga a.l
“Një dhuratë për Putinin”/ Në mbështetje
Foto ilustruese

ÇEKI- Në mbështetje të Ukrainës e cila prej më shumë se një viti ndodhet nën kërcënimet dhe agresionin rus, qytetarët e Çekisë kanë mbledhur 1.2 milionë euro për të dërguar armë lufte. Mediat e huaja raportojnë se, brenda pak javësh, një raketë-hedhës RM-70 së bashku dhe 365 raketa do të transferohen në Ukrainë nga Republika Çeke. Megjithatë, kjo nuk është pjesë e paketës së ndihmës nga qeveria, por është rezultat i donacioneve prej 1.2 milionë eurosh të qytetarëve çekë.

Kemi mbledhur 1.2 milionë euro, qëllimi ynë është më shumë se 2.4 milionë euro”, tha Martin Ondracek, autor i projektit të donacionit i quajtur “Një dhuratë për Putinin”.

‘Pas pushtimit të Rusisë, qytetarët tanë filluan menjëherë të dërgonin para në llogarinë e Ambasadës së Ukrainës. Sidoqoftë, interesi për llogarinë u zvogëlua ngadalë. Tani, ata synojnë të mbledhin fonde për të ndihmuar në kujdesin për ushtarët e plagosur’, tha Dalibo Dedek, një sipërmarrës çekë i përfshirë në projekt.

Ai tha se problemi është se shkaku i vuajtjeve njerëzore është ‘agresion ushtarak rus’.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll