Bota

Paralajmëron ish-presidenti rus: Nëse Ukraina përpiqet të marrë Krimenë, Rusia do të përdorë armët bërthamore

Që në vitin 2014, Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm, ku sipas Moskës kjo u bë për të ‘mbrojtur rusët etnikë’. 

24 Mars 2023, 18:02 Nga a.l
Paralajmëron ish-presidenti rus: Nëse Ukraina përpiqet të
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se nëse Ukraina përpiqet të marrë Krimenë, Rusia do të përdorë si alternativë armët bërthamore. Medevdev tha se çdo përpjekje ukrainase për të marrë gadishullin e Krimesë do të ishte bazë për Rusinë që të përdorte çdo armë kundër Kievit si përgjigje. Ai gjithashtu tha se Rusia nuk po planifikonte të hynte në një konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n, ndërsa përsëriti se Kremlini ishte i interesuar të zgjidhte çështjen e Ukrainës përmes bisedimeve, shkruajnë mediat e huaja. 

Për sa i përket disa ofensivave serioze që po përpiqen të rimarrin Krimenë, është absolutisht e qartë se kjo do të shërbejë si bazë për përdorimin e të gjitha mjeteve të mbrojtjes, përfshirë ato nga doktrina bazë e parandalimit bërthamor, kur përdorimi i çdo lloj arme kundër Rusisë përbën një kërcënim për ekzistencën e shtetit si të tillë. Ka arsye të dukshme për përdorimin e çdo arme. Shpresoj që ‘miqtë’ tanë përtej oqeanit ta kuptojnë këtë”, paralajmëroi Medvedev.

Që në vitin 2014, Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm, ku sipas Moskës kjo u bë për të ‘mbrojtur rusët etnikë’. 

dmitry medvedev

Sondazh

Poll