Bota

Zjarri i parë i vitit në Spanjë/ 1500 njerëz largohen nga shtëpitë e tyre, digjen 3000 hektarë pyje

Flakët kanë shkatërruar 3000 hektarë pyje dhe 1500 njerëz janë zhvendosur nga banesa e tyre. Sipas qeverisë rajonale të Valencias 450 zjarrfikës me mbështetjen e 22 mjeteve ajrore po luftojnë me flakët.

24 Mars 2023, 18:42 Nga f.i
Zjarri i parë i vitit në Spanjë/ 1500 njerëz largohen nga
Pamje nga zjarri ne Spanje

SPANJË- Zjarri i parë i vitit në Spanjë ka shpërthyer në rajonin lindor të Valencias dhe kushtet favorizojnë përhapjen e flakëve. Autoritetet raportuan se deri tani flakët kanë shkatërruar 3000 hektarë pyje dhe 1500 njerëz janë zhvendosur nga banesa e tyre, shkruan Reuters.

Sipas qeverisë rajonale të Valencias 450 zjarrfikës me mbështetjen e 22 mjeteve ajrore po luftojnë me flakët.

Ndërkohë Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se zjarri është një dëshmi e mëtejshme e emergjencës klimatike që po përjeton njerëzimi.

“Këto zjarre që po shohim, veçanërisht në fillim të vitit janë edhe një herë prova e emergjencës klimatike që po përjeton njerëzimi, e cila prek dhe shkatërron vende të tilla si tonat,”- u shpreh kryeministri.

zjarr ne spanje pedro sanchez

Sondazh

Poll