Bota

Lavrov: Asnjë vend nuk mbrohet dot nga sulmet armiqësore të SHBA-së

Ai shtoi se përveç Rusisë, shumë vende janë aktualisht duke u kërcënuar dhe shantazhuar.

24 Mars 2023, 18:16 Nga a.l
Lavrov: Asnjë vend nuk mbrohet dot nga sulmet armiqësore të
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj duke deklaruar se asnjë vend nuk është i mbrojtur prej tyre, ndërsa theksoi se sulmet armiqësore vijojnë. 

“Në përgjithësi, askush sot nuk është i sigurt nga “sulmet” armiqësore nga amerikanët dhe aleatët e tyre të NATO-s,” u shpreh ai. 

Ai shtoi se përveç Rusisë, shumë vende janë aktualisht duke u kërcënuar dhe shantazhuar. Sipas kryediplomatit rus, situata në dhe rreth Ukrainës nuk është veçse një manifestim i një përplasjeje në shkallë të gjerë që përfshin përpjekjet e një grupi të vogël vendesh perëndimore që kërkojnë dominimin e botës dhe një përmbysje të botës shumëpolare, shkruajnë mediat e huaja. 

Ata kanë vendosur një detyrë strategjike për të frenuar tërësisht Kinën", tha Lavrov. 

Ai kritikoi ndërhyrjen e Perëndimit në punët e brendshme të kombeve sovrane, duke përfshirë Bjellorusinë dhe dënoi bllokadën ekonomike prej vitesh të Kubës.

"Ndërsa veprojnë sipas traditave më të këqija koloniale, amerikanët dhe mbështetësit e tyre po përpiqen ta ndajnë botën në “demokraci” dhe “regjime autoritare”",  vuri në dukje ministri i jashtëm rus.

Lavrov kritikoi gjithashtu shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell për deklaratën e tij raciste se Evropa është një kopësht dhe pjesa tjetër e botës një xhungël.

sergei lavrov

Sondazh

Poll