Bota

Makina përplas këmbësorët në garazhin e aeroportit gjerman, tre të plagosur

Zyrtarët thanë se shoferi vuante nga sëmundje mendore. Famirësisht asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

24 Mars 2023, 20:00 Nga f.i
Makina përplas këmbësorët në garazhin e aeroportit
Makina e goditur ne aeroport

GJERMANI- Tre persona kanë ngelur të plagosur në aeroportin e Koln, ku një drejtues me automjetin e tij përplasi disa këmbësorë që ishin në garazhin e aeroportit. Mediat e huaja raportojnë se mes tre të plagusurve, dy prej tyre janë policë që kishin tentuar më parë të arrestonin drejtuesin e automjetit.

57-vjeçari kishte marrë një mjet me qira, që ishte lënë hapur për pastrim dhe kishte goditur të paktën pesë apo gjashtë njerëz dhe më pas shtatë automjete të tjera të parkuara.

Zyrtarët thanë se shoferi vuante nga sëmundje mendore. Famirësisht asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën, edhe pse i dyshuari, i cili njihet nga policia, kishte ecur para e prapa disa herë me mjetin e tij. I dyshuari më pas u ndalua dhe u dërgua në spitalin e Koln pasi besohet se në kohën e incidentit,të ketë pësuar një krizë psikiatrike.

 

gjermani aksident ne aeroport

Sondazh

Poll