Bota

Gjëndja shëndetësore e Abdulhadi al-Khawaja përkeqësohet, vajza e aktivistit të njohur ofrohet të zërë vendin e tij në burg

Maryam thotë se babai i saj nuk është kontrolluar nga një kardiolog, duke rritur më tej rrezikun që ai mund edhe të vdesë në burg. Ajo dyshon se po i mohohet trajtimi i duhur mjekësor.

24 Mars 2023, 17:57 Nga f.i
Gjëndja shëndetësore e Abdulhadi al-Khawaja
Maryam al-Khawaja

DANIMARKË- Shëndeti i aktivistit të të drejtave të njeriut Abdulhadi al-Khawaja është përkeqësuar shumë brenda burgut të Bahrejnit në Danimarkë, aq sa vajza e tij Maryam është ofruar të bëjë dënimin në vend të tij. Ajo ka frikë se pa ndihmën e duhur mjekësore, babai i saj do të vdesë pas hekurave pa mundur të shohë familjen e tij, shkruan The Guardian.

Maryam thotë se babai i saj nuk është kontrolluar nga një kardiolog, duke rritur më tej rrezikun që ai mund edhe të vdesë në burg. Ajo dyshon se po i mohohet trajtimi i duhur mjekësor. Pavarësisht njoftimeve publike nga qeveria e Bahrejnit se Khawaja do të vizitohej nga një kardiolog në fund të javës së kaluar, takimi i tij është shtyrë deri në një afat të pacaktuar.

“Nuk e di se sa kohë ka mbetur për babin tim. Kaloj çdo ditë duke u frikësuar sa herë që bie telefoni, pasi mund të jetë dikush që më telefonon për të më njoftuar se babai im nuk është më pranë nesh. E di se ai ka probleme serioze shëndetësore dhe autoritetet po përdorin mungesën e mjekëve për trajtimin e duhur si një metodë ndëshkimi. Nuk dua të pres që babai im të lirohet me akrivol. Unë nuk mund ta bëj këtë,”- u shpreh vajza e aktivistit.

Maryam gjithashtu shprehet se mënyra e trajtimit e autoriteteve të Bahrejnit ndaj babait të saj, për shkak të statusit të tij si një aktivist i njohur dhe synon të japë shembull për rreth 1,400 të burgosur politikë aktualisht në paraburgim në Bahrejnit.

“Ata po e bëjnë shembull për të tjerët. Ata po e përdorin atë për të siguruar që të tjerët të ndiejnë se nuk mund të protestojnë brenda burgut ose të vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetin në burg dhe të shpëtojnë nga kjo,"- shtoi Maryam.

Abdulhadi al-Khawaja është një nga aktivistët më të shquar të Bahreinit për të drejtat e njeriut. Ai u arrestua në prill të vitit 2011 dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Khawaja u dënua për terrorizëm dhe përpjekje për të përmbysur qeverinë. Gjykata deklaroi se dënimi lidhej drejtpërdrejt me dëshirën e Khawaja-s për të shprehur lirshëm bindjet e tij politike dhe për të marrë pjesë në protesta, pavarësisht vendimit të autoriteteve të Bahrejnit se protestat anti-qeveritare ishin të paligjshme.

abdulhadi al-khawaja maryam

Sondazh

Poll