Politike

Zgjedhorja/ Përplaset Gjuzi me Gjiknurin: S’të lë gjë ta bësh për inat. I qetëson gjakrat Hajdari

25 Shtator 2019, 08:36 Nga DOSJA
Zgjedhorja/ Përplaset Gjuzi me Gjiknurin: S’të lë gjë

Tiranë- Sërish debate te tryeza për Reformën Zgjedhore. Sërish Kujtim Gjuzi ka kërkuar fjalën e tij por nuk është lejuar nga Damian Gjinuri, i cili është shprehur se mbledhja ka një rend dite.

Debati: 

Gjuzi: O Damian të vendosim një rend tjetër.
Gjiknuri: Fjalën e ka zoti Milo. Të lutem është dakordësuar lista më përpara.
Gjuzi: Damian nuk të lë gjë ta bësh për inat.  Do të bojkotojnë të gjithë, do të largohen të gjithë.
Hajdari: Ne kemi një rend, ju lutem zoti Gjuzi.

Me debate ka nisur tryeza për Reformën Zgjedhore. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka deklaruar se vendi ka nevojë për dialog. Por pas fjalës së tij, Damian Gjiknuri ka dashur t’i japë fjalën Ivi Kasos. Ka pasur një përplasje mes Kujtim Gjuzit dhe Damian Gjiknurit. Nga kjo mbledhje janë larguar përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së pasi opozita kërkon ndëshkimin e personave që sipas saj janë pjesë e dosjeve 339 dhe 184.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati gjuzi gjiknuri tryeza per reformen zgjedhore debati gjuzi gjiknuri tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2019, 20:56

TIRANË– Gazetari Arjon Sulo është përplasur me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun. Të ftuar në emisionin “Top Shoë”, ku ...