Politike

Negociatat dhe Reforma Zgjedhore/ Basha: Gati për dialog, Rama refuzoi në qershor

25 Shtator 2019, 07:06 Nga DOSJA
Negociatat dhe Reforma Zgjedhore/ Basha: Gati për dialog, Rama refuzoi

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD-së. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se “Po-ja” me kushte ishte e marrë edhe nga puna e opozitës për bindjen e partive simotra në Gjermani.

Basha tha  se PD po përpiqet të zgjidhë krizën qysh prej fillimit, teksa shtoi, se protestat e opozitës do të vazhdojnë. Basha zbuloi sot për herë të parë detaje nga koha kur opozita protestonte në rrugë, dhe  kishte vendosur bojkotin e zgjedhjeve.

Kryedemokrati tha se në 9 qershor, PD ishte gati që të ulej në tryezën e bisedimeve, por ishte Edi Rama ai që tha “JO”. Prandaj, Basha kërkoi që gazetarët të pyesnin Ramën për këtë çështje.

Basha foli për Reformën Zgjedhore, dhe tha se duhet t’i jepet fund financimit të partive nga bandat kriminale dhe se Reforma duhet të jetë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha tryeza per reformen zgjedhore lulzim basha tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2019, 20:56

TIRANË– Gazetari Arjon Sulo është përplasur me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun. Të ftuar në emisionin “Top Shoë”, ku ...