Politike

‘Zgjedhorja’, PD braktis mbledhjen, debate të forta Fino-Gjoni-Hajdari/ Bochardt: S’qeverisim ne por ju

25 Shtator 2019, 06:16 Nga DOSJA
‘Zgjedhorja’, PD braktis mbledhjen, debate të forta

TIRANËPër herë të parë pas gati 1 viti, opozita merr pjesë në një aktivitet politik ku ndodhet edhe Partia Socialiste. Që prej orës 09:00 nisi mbledhja në tryezën e ngritur nga OSBE për Reformën Zgjedhore.

Opozita u përfaqësua nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi, dhe dy përfaqësuesit e PR dhe LSI.  Në mbledhje opozita kërkoi një strukturë të posaçme për Reformën Zgjedhore.

Ajo propozoi që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.

Pasi dhanë propozimin e tyre, përfaqësuesit e PD dhe LSI u largua, ndërkohë që Ivi Kaso, u shpreh për mediat, se politikanët e përfshirë në hetimet e dosjeve 339 dhe 184, të akuzuar për shitblerje votash, duhet të dënohen.

Pjesëmarrja e opozitës në këtë komision, u mbështet në kohë rekord edhe nga ambasada amerikane, e cila nuk ngurroi t’a quante edhe Bashën “një udhëheqës të vërtetë. Por jo e njëjta kënaqësi nuk u pa në sytë e ambasadorit të OSBE. Pas daljes së opozitës nga tryeza, vetë Borchard deklaroi se nuk është i lumtur për këtë vendim të opozitës.

Me daljen e opozitës nga tryeza, nisën debatet në komision mes Ralf Gjonit, i cili ishte i indinjuar për këtë pjesëmarrje të PD. Deputeti i përjashtuar nga PD, Myslim Murrizi, teksa largohej shkoi edhe më tej duke i thënë mazhorancës: Merrini votat tek PD-ja.

E gjithë pakënaqësia e tyre, u shkarkua nga Rudina Hajdari, e cila me tone të larta i kërkoi Ralf Gjonit të mos bënte “show politik”. Një pamje sa komike, aq edhe dramatike, për nivelet ku ndodhet sot politika shqiptare, të ofrohet teksa kupton arsyej pse u nxeh opozita e re.

Ralf Gjoni u kthye me të tijët në tryezë pas 2 orësh, dhe kërkoi ndjesë, pasi siç tha edhe vetë, bëhej fjalë për një keqkuptim. Opozita e re kishte ngatërruar Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore me këtë tryezë të thirrur nga OSBE.

Kjo solli edhe revoltën e hapur të deputetit socialist, Bashkim Fino, i cili nuk u kursye. Fino replikoi me Hajdarin dhe Gjonin, teksa i solli në dukje deputetit të opozitës së re, se e gjitha është shfaqje mediatike.

Debatit i vuri fre Damian Gjiknuri, i cili i tha Hajdarit të sqaronte se mbledhja është zhvilluar me dakordësinë e të gjitha palëve. Me përfundimin e tryezës, Gjiknuri tha se është i gatshëm të largohet nga posti i bashkëkryetarit.

Reforma Zgjedhore është prioriteti kryesor i ndërkombëtarëve aktualisht në Shqipëri, pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Theksojmë se kjo reformë ishte edhe një nga nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

(j.v/k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri reforma zgjedhore rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore damian gjiknuri reforma zgjedhore rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2019, 20:56

TIRANË– Gazetari Arjon Sulo është përplasur me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun. Të ftuar në emisionin “Top Shoë”, ku ...