Politike

24 Shtator 2019, 20:56 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Arjon Sulo është përplasur me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun. Të ftuar në emisionin “Top Shoë”, ku tema ishte për lajmin e rremë të përhapur nga portali Syri.net në lidhje me ‘parashikimin’ e një tërmeti, Mazniku filloi të jepte leksione gazetarie.

Në momentin që në studio po diskutohej në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama që e quajti portalin në fjalë ‘kriminel’, Mazniku tha se askush nuk ia heq dot të drejtën e fjalës qeverisë.

S’ja hiqni dot të drejtën kryeministrit të dalë dhe të përgënjeshtrojë një lajm të rremë. S’bëhet kjo gjë…”– tha Mazniku dhe gazetari Arjon Sulo i ndërpreu fjalën.

O nënkryetar i bashkisë, kam dalë pa ujë nga shtëpia o zotëri…Mazniku, o nënkrytar i Bashkisë, më jep ore përgjigje se u lava me kanaçe,”- i tha Sulo Maznikut duke sjellë në studio kriznë që po vuan prej muajsh kryeqyteti për mungesën e ujit. 

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm të transformuar nga Top Channel, në të cilin thuhej se sipas sizmiologut grek Akis Tselentis, duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arbjan mazniku arjon sulo perplasja sulo-mazniku arbjan mazniku arjon sulo perplasja sulo-mazniku

Sondazh

Poll