Politike

Nxehen gjakrat te “Zgjedhorja”, Gjuzi: S’flet askush para Hajdarit. Gjiknuri: Rri si njeri, mos prish tavolinën

25 Shtator 2019, 07:47 Nga DOSJA
Nxehen gjakrat te “Zgjedhorja”, Gjuzi: S’flet askush para

Tiranë- Nis me debate tryeza për Reformën Zgjedhore. Pas fjalës së ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Damian Gjiknuri ka dashur t’i japë fjalën Ivi Kasos. Menjëherë ka reaguar Kujtim Gjuzi, i cili është shprehur se para Hajdarit nuk do të flasë asnjë njeri në tryezë. Gjiknuri është përgjigjur: “Rri si njeri.”

DEBATI: 

Gjiknuri: Mos prish tryezën tani të lutem. Do të flasë Ivi Kaso.

Gjuzi: Para Rudina Hajdarit nuk flet njeri këtu. Të flasë Rudina Hajdari.  Nuk do të pyes unë ty këtu.

Gjiknuri: Rri si njeri tani. Mos bëj avokatin e kësaj ti. Tani ju doni të mos ecë tryeza se po e drejtojmë ne.

Më 25 shtator OSBE-ja  deklaroi se do të zhvillohte një tryezë të përbashkët për diskutimet mbi Reformën Zgjedhore. Ftesa për pjesëmarrje iu dërgua edhe liderit demokrat Lulzim Bashës, i cili fillimisht deklaroi se nuk kishte marrë ende një ftesë, por mesa duket është marrë vendimi për pjesëmarrje.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati mes gjuzit dhe gjiknurit tryeza per reformen zgjedhore debati mes gjuzit dhe gjiknurit tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2019, 20:56

TIRANË– Gazetari Arjon Sulo është përplasur me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun. Të ftuar në emisionin “Top Shoë”, ku ...