Politike

30 qershori/ Flet ambasadori i OSBE-së: Nuk ishin zgjidhje, ja arsyeja pse i mbështetëm

25 Shtator 2019, 06:31 Nga DOSJA
30 qershori/ Flet ambasadori i OSBE-së: Nuk ishin zgjidhje, ja arsyeja pse

TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka folur lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatë një interviste në RTSH,  Borchardt  është shprehur se arsyeja përse ndërkombëtarët kanë mbështetur zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë për shkak se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të lejojë cenimin e sistemit.

“Nuk ishte zgjidhje, por cili do të ishte alternativa? Alternative do të ishte të pranohej që pakica të vendoste që të mos merrte pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet të mos zhvilloheshin fare dhe kjo do të cenonte të gjithë sistemin. Prandaj edhe ne e mbështetëm qëllimin e zgjedhjeve. Askush këtu… kjo vlen dhe për kolegët e mi të komunitetit ndërkombëtar besoj dhe për ODIHR, të gjithë mund të kemi shumë kritika. Por është tjetër gjë për të diskutuar nëse duhet të zhvilloheshin apo jo zgjedhjet”,-tha Borchardt.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt zgjedhjet lokale 2019 bernd borchardt zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2019, 20:56

TIRANË– Gazetari Arjon Sulo është përplasur me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun. Të ftuar në emisionin “Top Shoë”, ku ...