Bota

CEO i Tik Tok: Nuk ka asnjë provë që qeveria kineze ka ndërhyrë në të dhënat e përdoruesve amerikanë

Ai tha se të dhënat do të lëviznin në Shtetet e Bashkuara për t'u ruajtur në tokën amerikane nga një kompani amerikane si pjesë e "Project Texas".

24 Mars 2023, 16:35 Nga a.l
CEO i Tik Tok: Nuk ka asnjë provë që qeveria kineze ka
CEO i Tik -Tok Shoë Zi Cheë

KINË- Shefi ekzekutiv i TikTok, Show Zi Chew duke iu drejtuar ligjvënësve amerikanë deklaroi se nuk ka parë asnjë provë që qeveria kineze të ketë akses në të dhënat e përdoruesve amerikanë. 

Mediat e huaja raportojnë se Chew ndër të tjera deklaroi se qeveria kineze nuk ka kërkuar kurrë të dhëna nga kompania e tij. Ai tha se të dhënat do të lëviznin në Shtetet e Bashkuara për t'u ruajtur në tokën amerikane nga një kompani amerikane si pjesë e "Project Texas".

Edhe Franca i është bashkuar listës së disa vendeve që kanë ndërmarrë hapa për të kufizuar përdorimin e TikTok. Shtetet e Bashkuara dhanë një kufi 30-ditor muajin e kaluar për të hequr aplikacionin nga të gjitha pajisjet dhe sistemet federale. Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së e kanë ndaluar TikTok nga të gjithë telefonat e stafit. Kanadaja dhe Danimarka  dhe Republika Çeke, gjithashtu e kanë ndaluar stafin e tyre që të ketë TikTok në telefonat e tyre. Në një raport të mëparshëm të lëshuar në vitin 2022, agjencia e inteligjencës kombëtare çeke me bazë në Pragë e quajti Kinën si një kërcënim të madh që synon hapësirën kibernetike çeke.

show zi chew

Sondazh

Poll