Bota

'Kam mësuar shumë nga ata'/ Gjenerali australian: Ushtria ukrainase më e mira në botë

Një gjeneral-major i cili ka dalë në pension, Mick Ryan pjesë e ushtrisë australiane ka deklaruar se ushtria ukrainase është aktualisht më e mira në botë mes luftës së vazhdueshme me Rusinë. 

24 Mars 2023, 16:03 Nga a.l
'Kam mësuar shumë nga ata'/ Gjenerali australian: Ushtria
Ushtarët Ukrainas

UKRAINË- Një gjeneral-major i ushtrisë australiane, i cili ka dalë në pension, Mick Ryan ka deklaruar se ushtria ukrainase është aktualisht më e mira në botë mes luftës së vazhdueshme me Rusinë. 

Në një intervsitë për mediat ukrainase, Ryan foli për aspekte të ndryshme të forcave të armatosura të Ukrainës dhe se si ato kanë përdorur një sërë aftësish, si mbrojtja nga raketat, mbrojtja me dron dhe trupat luftarake të vijës së parë, në luftën e tyre kundër Rusisë, shkruajnë mediat e huaja.

"Dhe mendimi im është se ukrainasit janë ndoshta ushtria më e mirë në botë për momentin. Dhe nuk është ndoshta, ata janë. Ata janë ushtria më e mirë në botë. Ata janë më me përvojë në luftën moderne, ata e kanë treguar këtë gjatë 13 muajve të fundit. Tani ata kanë derdhur shumë gjak dhe kanë humbur shumë të rinj dhe të reja dhe të moshuar e gra, të jem i sinqertë,kam mësuar shumë nga ata, ata janë ushtria më e mirë në botë. Atje është vendi ku ne të gjithë mund të mësojmë," tha Ryan. 

Komentet e Ryan vijnë në mes të luftës së vazhdueshme që filloi kur Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi operacionin special ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll