Bota

25 vjetori i bombardimeve, SHBA: Përdorimi i forcës nga NATO ishte i nevojshëm dhe legjitim

Në këtë reagim theksohet se NATO e nisi këtë operacion për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan.  

24 Mars 2023, 15:41 Nga I.A
25 vjetori i bombardimeve, SHBA: Përdorimi i forcës nga NATO ishte i
Mjetet amerikane

KOSOVË- Misioni i SHBA-së në kuadër të OSBE-së ka lëshuar një komunikatë për media me rastin e 25-vjetorit të fillimit të fushatës së bombardimit të Jugosllavisë nga NATO. Në këtë reagim theksohet se NATO e nisi këtë operacion për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan.  

Ky intervenim i NATO-së, siç shkruan njoftimi, kishte ardhur pasi ishin shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik kundër shqiptarëve të Kosovës që e sponsorizonte regjimi i Sllobodan Millosheviç. Misioni amerikan në OSBE thonë se përdorimi i forcës nga NATO në këtë rast ka qenë i nevojshëm dhe legjitim.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Kujtoni qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të vrarë ose të zhdukur për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviçit dhe forcave të tij”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu Siller ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpresin marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve.

“Siç tha Sekretari Blinken, Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e qeverisjes demokratike, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

sllobodan millosheviç

Sondazh

Poll