Bota

SHBA-të dhe Kanadaja nënshkruajnë pakt për refuzimin e azilkërkuesve

Zhvillimi është pjesë e përpjekjeve për të kufizuar një fluks emigrantësh në Roxham Road, një vendkalim jozyrtar midis shtetit të Nju Jorkut dhe provincës së Quebec.

24 Mars 2023, 15:47 Nga a.l
SHBA-të dhe Kanadaja nënshkruajnë pakt për refuzimin e
Justin Trudeau dhe Joe Biden

KANADA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja kanë arritur një marrëveshje për të refuzuar azilkërkuesit në pikat kufitare jozyrtare. Mediat e huaja raportojnë se, marrëveshja parashikohet të lejojë zyrtarët në të dy vendet e kufirit të refuzojnë azilkërkues të tillë që shkojnë në të dy drejtimet, pasi pala amerikane ka konstatuar gjithashtu një rritje në kalimet e emigrantëve nga Kanadaja.

Zhvillimi është pjesë e përpjekjeve për të kufizuar një fluks emigrantësh në Roxham Road, një vendkalim jozyrtar midis shtetit të Nju Jorkut dhe provincës së Quebec. Si pjesë e paktit, Kanadaja do të krijojë një program të ri refugjatësh për 15,000 emigrantë që ikin nga persekutimi dhe dhuna në Amerikën Jugore dhe Qendrore. 

Marrëveshja e re SHBA-Kanada mund të hyjë në fuqi së shpejti pasi nuk kërkon miratimin e Kongresit Amerikan. Trudeau ka argumentuar se mënyra e vetme për të ndaluar kalimet e parregullta kufitare në Roxham Road është rinegociimi i Marrëveshjes së Vendit të Tretë të Sigurt.

joe biden justin trudeau

Sondazh

Poll