Bota

Netanyahu takohet me Sunak në ‘Downing Street’, pritet me protesta. THIRRJET: Turp, je tradhtar!

Vizita vjen në një kohë trazirash politike në Izrael, me vendin e mbërthyer nga muaj të tërë të disa prej demonstratave më të mëdha në historinë e tij.

24 Mars 2023, 14:40 Nga a.l
Netanyahu takohet me Sunak në ‘Downing Street’, pritet me
Rishi Sunak Benjamin Netanyahu\

BRITANI- Kryeministri Britanik Rishi Sunak është takuar me sot me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahun në Downing Street. Mediat e huaja raportojnë se Sunak u përshëndet fillimisht në Netanyahun jashtë numrit 10. Fokusi i bisedimeve ishte siguria dhe kërcënimi nga Irani.

Ai do të takohet gjithashtu me Sekretaren e Brendshme Suella Braverman në vizitën e tij njëditore. Ndërkohë, qindra protestues u mblodhën në derën e godinës në Downing Street për të demonstruar kundër politikave të Netanyahu. Një kakofoni zhurme u dëgjuan mes thirrjeve "turp" dhe "tradhtar", teksa kryeministri izraelit po ecte drejt "numrit 10". 

Vizita vjen në një kohë trazirash politike në Izrael, me vendin e mbërthyer nga muaj të tërë të disa prej demonstratave më të mëdha në historinë e tij. Netanyahu ka kundërshtuar thirrjet për të hequr dorë nga lëvizjet për të tronditur sistemin ligjor, mes paralajmërimeve se kriza jo vetëm që po shkakton trazira sociale, por mund të dëmtojë sigurinë e Izraelit me një numër në rritje të rezervistëve ushtarakë që refuzojnë të shërbejnë në protestë.

rishi sunak benjamin netanyahu

Sondazh

Poll