Bota

Kryeministri spanjoll: Bota duhet të dëgjojë zërin e Kinës për të zgjidhur luftën në Ukrainë

Takimi mes dy liderëve pritet të fokusohet më së shumti në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë  në të cilin Kina e ka përshkruar veten si të paanshme dhe ka paraqitur një plan paqeje prej 12 pikash ndërsa bën thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës.

24 Mars 2023, 16:10 Nga a.l
Kryeministri spanjoll: Bota duhet të dëgjojë zërin e
Pedro Sanchez

KINË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, përpara vizitës së tij shtetërore në Pekin që do të zhvillohet javën e ardhshme ka deklaruar se bota duhet të dëgjojë zërin e Kinës në mënyrë që të gjejë një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë. 

"Kina është një aktor global, kështu që padyshim që ne duhet të dëgjojmë zërin e saj për të parë nëse mes nesh, ne mund t'i japim fund kësaj lufte dhe Ukraina mund të rimarrë integritetin e saj territorial," tha Sanchez në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi të Këshillit Evropian.

Ai do të vizitojë kryeqytetin kinez më 31 mars ku do të takohet me presidentin Xi Jinping, shkruan Reuters. Takimi mes dy liderëve pritet të fokusohet më së shumti në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë në të cilin Kina e ka përshkruar veten si të paanshme dhe ka paraqitur një plan paqeje prej 12 pikash ndërsa bën thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës. Sanchez ka mbështetur publikisht propozimin e paqes të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili përfshin kërkesat për të rivendosur territorin e Ukrainës në status quo përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

pedro sanchez

Sondazh

Poll