Bota

Joe Biden viziton Kanadanë/ Pritet të takojë kryeministrin Trudeau, në fokus diskutimet për çështjet e emigracionit

Biden dhe Trudeau pritet të shpallin një marrëveshje midis dy vendeve të tyre që do të kufizonte disa emigrantë që të kërkojnë mbrojtje në Kanada.

24 Mars 2023, 15:01 Nga a.l
Joe Biden viziton Kanadanë/ Pritet të takojë kryeministrin
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mbërritur në Otava të Kanadasë ku pritet të takohet me kryeministrin Justin Trudeau. Mediat e huaja raportojnë se në fokus të bisedimeve do të jetë çështja për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Më pas, të dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Biden dhe zonja e parë Jill Biden u përshëndetën nga Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Gregoire Trudeau në rezidencën e kryeministrit.

Biden dhe Trudeau pritet të shpallin një marrëveshje midis dy vendeve të tyre që do të kufizonte disa emigrantë që të kërkojnë mbrojtje në Kanada. Udhëheqësit pritet të shpallin çështjet për të cilat kanë rënë dakord në lidhje me mbylljen e shtigjeve që lidhin Nju Jorkun dhe Quebec dhe një program të ri pranimi të refugjatëve sipas marrëveshjes.

"Presidenti dhe kryeministri sigurisht që do të kenë më shumë për të ndarë nesër," u tha gazetarëve të enjten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Biden dhe Trudeau do të trajtojnë gjithashtu jostabilitetin dhe situatën e përkeqësuar humanitare në Haiti. Jean-Pierre tha se situata në terren nuk do të përmirësohej pa ndihmën e armatosur të sigurisë nga partnerët ndërkombëtarë.

"Çdo vendim për forcën ushtarake do të merret në konsultim me OKB-në dhe me qeverinë Haitiane," tha ajo.

Kontributet e Kanadasë në Komandën e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) dhe NATO-s si pjesë e shpenzimeve të mbrojtjes pritet të jenë gjithashtu në axhendë.

joe biden

Sondazh

Poll