Bota

'Nuk mund të qëndrojmë indiferentë'/ Peskov: SHBA-ja ndërhyn në punët e brendshme të Bjellorusisë

Në të njëjtën kohë, Peskov vuri në dukje besimin e Moskës se shteti bjellorus është i fortë dhe mund të parandalojë ata që duan të ndërhyjnë në punët e tyre.

24 Mars 2023, 14:32 Nga a.l
'Nuk mund të qëndrojmë indiferentë'/ Peskov:
Dmitry Peskov

RUSI- Sekretari i shtypit i Presidentit të Rusisë, Dmirty Peskov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërhyjnë drejpërdrejtë në punët e shteteve të ndryshme, përfshirë dhe Bjellorusinë, shkruajnë mediat e huaja. 

Kjo kërkon vëmendje të veçantë, kryesisht nga miqtë tanë bjellorusë. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë", tha përfaqësuesi zyrtar i Kremlinit. 

Në të njëjtën kohë, Peskov vuri në dukje besimin e Moskës se shteti bjellorus është i fortë dhe mund të parandalojë ata që duan të ndërhyjnë në punët e tyre. Më herët u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës donin të nisnin një dialog strategjik me "lëvizjen demokratike dhe shoqërinë civile" në Bjellorusi. Kjo u tha në mesazhin pas takimit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit Wendy Sherman dhe ish-kandidatit për presidencën e Bjellorusisë, Svetlana Tikhanovskaya.

dmitry peskov

Sondazh

Poll