Sport

João Félix duhet të bindë Todd Boehlyn të paguajë 100 milionë euro, për ta mbajtur te Chelsea. Ndryshe rikthimi në Madrid!...

Portugezi nuk dëshiron të kthehet te Atlético Madrid. Ai ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje të luajtura për Chelsean, pasi në gjysmën e parë të sezonit te Atlético Madrid, ka shtuar pesë gola dhe tre asistime në 20 ndeshje.

22 Mars 2023, 21:28 Nga DOSJA
João Félix duhet të bindë Todd Boehlyn të

ANGLI - João Félix është i huazuar nga Atlético Madrid te Chelsea deri në fund të sezonit dhe ‘blutë’ e Londrës tani po analizojnë mundësinë për të shkuar drejt blerjes së portugezit. Megjithatë, sipas AS , shuma e kërkuar nga bardhekuqtë, asnjëherë nën 100 milionë euro, e ndërlikon marrëveshjen. 

Sipas të njëjtit burim, londinezët do të dëshironin të vazhdojnë ta llogarisin João Félix, por nuk kanë ndërmend që të paguajnë një shumë kaq të lartë. Kështu që portugezit do t'i duhet të bëjë shumë më tepër për të bindur Todd Boehly-n që të paguajë 100 milionë eurot e kërkuara nga Atlético Madrid.

AS gjithashtu thekson, se João Félix nuk dëshiron të kthehet në Atlético Madrid për t'u stërvitur përsëri nga Diego Simeone. Ai ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje të luajtura për Chelsean, pasi në gjysmën e parë të sezonit te Atlético Madrid, ka shtuar pesë gola dhe tre asistime në 20 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll