Sport

STUDIMI! Klubet angleze, deri tani janë gjobitur me më shumë se 1.4 milionë euro, për sjellje të gabuara ndaj arbitrave...

Arsenali kryeson studimin që përfshin gjithsej 92 ekipe

22 Mars 2023, 18:07 Nga DOSJA
STUDIMI! Klubet angleze, deri tani janë gjobitur me më shumë se

ANGLI - “The Sun” zbulon, këtë të mërkurë, se klubet angleze në katër divizionet më të mira të futbollit britanik janë gjobitur më shumë se 1.4 milionë euro këtë sezon për abuzim me gjyqtarët, përfshirë fyerje, apo sjellje agresive.

Sipas të njëjtit burim, Arsenali, lider i Premierligës, është klubi që kryeson këtë listë, pasi është gjobitur me rreth 210 mijë euro. Manchester United (156 mijë euro) dhe Evertoni (131 mijë) mbyllin podiumin e gjobave me vlerat më të larta.

Në rastin e Liverpoolit, më shumë se gjysma e vlerës (62 mijë euro), vjen si pasojë e gjobës ndaj Jurgen Klopp, i cili këtë sezon është gjobitur me 34 mijë euro.

E përditshmja britanike thotë gjithashtu, se vetëm pesë klube të Premierligës nuk janë dënuar ende për abuzime me gjyqtarët këtë sezon dhe se Federata e Futbollit, organi që kontrollon futbollin në Angli, tashmë ka dhënë më shumë se 100 gjoba.

Gjithashtu duhet theksuar, se Premier League ishte kampionati në Angli, i cili u ndëshkua me më shumë gjoba, në total mbi 1 milionë euro, nga 1.4 milionë euro të katër niveleve të para. Studimi përfshiu 92 ekipe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll