Sport

Kërkon i pari fanelën e Cristiano Ronaldos: “Të gjithë do të jenë në radhë”…

“Me siguri do të jetë një garë ekipore. Të gjithë do të jenë në radhë dhe jam kurioz të shoh se kush e fiton garën”,- ka komentuar ai në një prononcim për revistën Kicker.

22 Mars 2023, 21:09 Nga DOSJA
Kërkon i pari fanelën e Cristiano Ronaldos: “Të gjithë

PORTUGALI - Justin Ospelt, portieri i Lihtenshtajnit, i cili do të përballet të enjten me Portugalinë (20:45), në nisje të kualifikimeve për “Euro 2024”, ka deklaruar se dëshiron fanelën e Cristiano Ronaldos, duke parashikuar një “garë ekipore” për ‘shtatën’ e yllit portugez.

“Me siguri do të jetë një garë ekipore. Të gjithë do të jenë në radhë dhe jam kurioz të shoh se kush e fiton garën”,- ka komentuar ai në një prononcim për revistën Kicker.

Portieri 23-vjeçar, i lindur në Bahamas, zbuloi edhe mesazhet që bashkëlojtarët e tij në Dornbirn, liga e dytë e Austrisë, i çuar kur ai u largua për t'u bashkuar me kombëtaren e Lihtenshtejnit.

“Mundohuni të mos arrini dy shifra”,- lexon ai ai, duke vazhduar: “Ne kurrë nuk flasim për sa gola mund të pësojmë, sepse nuk duam të pësojmë asnjë. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, por të gjithë e dinë se sa e vështirë është”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll