Sport

Tottenham bën llogaritë sa do t'i paguajë Contes: 4.5 milionë për tre muaj dhe një vit tjetër kontratë! Fatura financiare e majme

Trajneri italian thuhet se po largohet nga Spurs, pritet ‘divorci’ këtë fund muaj…

22 Mars 2023, 18:27 Nga DOSJA
Tottenham bën llogaritë sa do t'i paguajë Contes: 4.5

ANGLI - Largimi i António Conte nga Tottenham duket se është gjithnjë e më shumë i sigurt. Këtë të mërkurë shtypi anglez bën me dije se Spurs tashmë janë duke llogaritur dëmshpërblimin që do t'i paguajnë trajnerit italian.

Sipas ‘Daily Mail’, Conte do të ketë të drejtë të marrë rreth 4.5 milionë euro për tre muajt e mbetur në kontratën e tij.

Por trajneri ka ende edhe një sezon tjetër opsion, duke fituar 17 milionë euro në sezon. Kështu presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, i cili kërkon ta lërë trajnerin të largohet në ditët në vijim, fillimisht duhet të ulet në tavolinë për të negociuar anën financiare, përpara se të zyrtarizojë divorcin në hapësirën e ndeshjeve të kombëtareve gjatë marsit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll