Sport

Heshtja e trajnerit Fernando Santos rreth kombëtares, provokon kritika në Poloni…

Trajneri portugez duket se ka acaruar shtypin vendas, i cili e akuzon se po promovon heshtjen e ekipit.

22 Mars 2023, 19:18 Nga DOSJA
Heshtja e trajnerit Fernando Santos rreth kombëtares, provokon kritika

POLONI - Tre ditë para debutimit në krye të Polonisë, kundër Republikës Çeke, Fernando Santos duket se ka acaruar shtypin vendas, i cili e akuzon atë se promovon heshtjen e ekipit. 

Gjithçka për shkak të një interviste me Skorupski, ku portieri trajtoi mosmarrëveshjet mes lojtarëve dhe federatës për shpërblimet e Botërorit të kaluar. 

Sipas shtypit polak, Santos nuk dëshiron që çështja të destabilizojë ekipin dhe për këtë arsye debutuesi Ben Lederman u dërgua në konferencën e fundit për shtyp... duke ditur që mesfushori nuk zotëron gjuhën polake, sepse ka lindur në SHBA. 

Dje nuk ka pasur deklarata dhe sot nuk ka as kontakte me mediat, të cilat duhet të kufizohen në konferencën paraprake të lojës, të rregulluar nga UEFA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll