Sport

Bota ‘fëminore’ e Jack Grealish! Sulmuesi tregon, se eliminimin nga Botërori e kaloi në New York, duke ngrënë 16 lugë akullore…

Lojtari anglez rijetoi në gjurmët e Kevin McCallister, personazh nga filmi "Home Alone 2"

22 Mars 2023, 18:49 Nga DOSJA
Bota ‘fëminore’ e Jack Grealish! Sulmuesi tregon, se eliminimin

ANGLI - Jack Grealish në kthimin e tij në kombëtaren anglez, ka treguar ai e kapërceu eliminimin nga Kupa e Botës në Katar, kundër Francës, me një udhëtim në Nju Jork, ku rikrijoi hapat e Kevin McCallister, një personazh nga filmi "Home Alone 2: Lost in New York", filmi popullor i Krishtlindjeve i vitit 1992, me Macaulay Culkin.

Lojtari i Mançester Sitit dëgjoi për një ‘turne’, ku u bë e mundur të vizitonte disa skena nga filmi dhe nuk hezitoi. Ai hipi në një avion me të dashurën e tij, Sasha Attwood, u nis për në Big Apple dhe madje qëndroi në Plaza.

"Kam qëndruar në të njëjtin hotel! Është e mundur të kesh të njëjtin shërbim të çmendur në dhomë, si dhe 16 lugë akullore! Ashtu si në film, kam një personalitet disi të varur", ka shpjeguar mes të qeshurash lojtari.

"Më pëlqen ai film. Kam dëgjuar për turneun në Central Park. E kam parë shumë herë... Çdo Krishtlindje e shoh katër ose pesë herë. Nuk e takova gruan pëllumb, por e kuptova se si aty janë filmuar shumë skena... jam ndjerë si një turist i vërtetë”,- tha ai.

"Isha duke ecur me karrocë, kur dikush tha: 'shiko, është Jack Grealish'. Dhe unë thashë 'miku shpejto!' Më pëlqeu. Më pëlqejnë Krishtlindjet. Nëna ime gjithmonë i bën Krishtlindjet në një kohë të veçantë për mua dhe gjithmonë kam dashur të shkoj në Nju Jork në atë kohë të vitit, por për futbollistët është e komplikuar.

Grealish nuk e ka menduar kurrë që t'i kërkojë Guardiolës të qëndrojë në pronën e trajnerit katalanas në Nju Jork: "Jo, në asnjë mënyrë! Nëse do të ishte kështu, nuk do ta kisha ngrënë akulloren, apo jo?"

Kur mbaruan pushimet, ishte më keq. Vetëm dy ditë, pasi hëngri 16 lugët e akullores, Grealish iu desh të kthehej në stërvitje te City. "Trajneri na dha 8 ose 9 ditë pushim dhe nuk kam vrapuar, ndjeva sikur kisha nevojë për një pushim.

U ktheva në stërvitje të mërkurën, do të luanim me Liverpool të nesërmen dhe mendova: "Nuk do të më futësh në fushë". Por në minutën e 70-të ai (Pep Guardiola) tha: "Jack, bëhu gati ti ​​do të hysh në fushë". Sepse po shpërtheja! Për fat fituam. Nuk e kisha menduar kurrë se do të më aktivizonte."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll