Sport

Pas kërcënimeve të ultrasve italianë, FA paralajmëron tifozët e saj për të shmangur incidentet: “Mos mbani rripa mesi”…

FA këshillon më shumë, që 3000 tifozët anglezë që duan të shkojnë në Itali-Angli të mos kenë me vete objekte që mund të sekuestrohen

22 Mars 2023, 20:18 Nga DOSJA
Pas kërcënimeve të ultrasve italianë, FA paralajmëron

ANGLI - Italia dhe Anglia do të përballen këtë të enjte (20:45), në një ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”, në stadiumin Diego Armando Maradona, në Napoli.

Në kuadër të kësaj ndeshjeje, federata angleze (FA) ka ndarë një shënim, me disa këshilla për më shumë se 3000 tifozët, që duan të udhëtojnë në atë qytet italian.

Pas kërcënimeve të kryera në internet nga grupe ultras italianë, përveç ngjarjeve në takimin e Champions League mes tifozëve të Napolit dhe Frankfurtit, FA u detyrua t'u kërkonte tifozëve të saj që të mos kenë sende që mund të sekuestrohen si 'powerbanka', karikues celularësh dhe madje… rripa mesi.

“Disa tifozëve që kanë udhëtuar drejt Napolit, iu hoqën rripat dhe nuk iu kthyen, ndaj ju këshillojmë që të mos mbani rrip mesi nëse është e mundur”, lexohet.

Ngjarjet e shkuara dhe ato të përsëritura, kanë vënë në alarm federatën angleze, në përpjekje për të siguruar të gjitha kushtet e sigurisë, edhe pse autoritetet italiane garantojnë se mbështetësit e 'Tre Luanëve' do të jenë të sigurt në qytet.

Gazeta angleze ‘The Sun’ avancon duke folur, për një lojë private të anuluar mes tifozëve të kombëtareve, pasi ekzistonte rreziku për të shpërthyer një grindje mes italianëve dhe anglezëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll