Bota

Incident në Skoci/ Anija bie nga platforma e riparimit, raportohet për lëndime

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë anijen 3000 tonëshe të kthyer në një kënd 45 gradë.

22 Mars 2023, 14:31 Nga k.m.
Incident në Skoci/ Anija bie nga platforma e riparimit, raportohet për
Anija në Skoci

SKOCI- 25 persona janë plagosur pasi një anije u përmbys në një kantier detar të Edinburgut. Shërbimi Skocez i Ambulancës tha se 15 persona janë dërguar në spital dhe 10 persona janë trajtuar në vendin e incidentit në Imperial Dock, Leith. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë anijen 3000 tonëshe të kthyer në një kënd 45 gradë.

Shërbimi i Ambulancës Skoceze tha se ishte thirrur për incidentin në orën 08:29 dhe dërgoi 15 pacientë në spital, 10 persona të tjerë u trajtuan në vendngjarje. BBC ka mësuar se një person është në operacion.

Dales Marine Services, e cila drejton vendin e ankorimit tha se ishte duke u lidhur me shërbimet e urgjencës për të mësuar shkakun e ngjarjes dhe nuk mund të komentonte më tej.

Anija 76 metra e gjatë (250 këmbë) ishte në pronësi të bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen. Por që nga vitit 2020 nuk është përdorur. Mjeti lundrues ishte përdorur për kërkime në ujë të thellë për anijet e mbytura. RV Petrel u pajis për kërkimet e specializuara përpara se miliarderi Allen të vdiste në vitin 2018, pasi ishte zotuar të angazhonte pjesën më të madhe të pasurisë së tij për filantropi dhe kërkime shkencore jofitimprurëse.

skoci

Sondazh

Poll