Bota

“Jepni dorëheqjen URGJENT”/ Publikohet emaili kërcënues i Mark Zuckerberg, ish-punonjësi e krahasoi me diktatorin Kim Jong-un

E gjitha ka nisur pasi CEO i Facebook dhe rrjeteve të tjera sociale, është irrituar nga një artikull i "TechCrunch" ku thuhej se kompania është duke krijuar një telefon në mënyrë sekrete.

22 Mars 2023, 12:50 Nga k.m.a.d.
“Jepni dorëheqjen URGJENT”/ Publikohet emaili
Mark Zuckerberg

SHBA- Një email i vjetër është publikuar, tek i cili Mark Zuckerberg i kërkon një prej punonjësve të Facebook të japë dorëheqje të menjëhershme. Punonjësi është akuzuar nga Zuckerberg se ka publikuar informacion të rremë lidhur me planet e ardshme të kompanisë "Meta". E gjitha ka nisur pasi CEO i Facebook dhe rrjeteve të tjera sociale, është irrituar nga një artikull i "TechCrunch" ku thuhej se kompania është duke krijuar një telefon në mënyrë sekrete. Sipas mediave të huaja, emaili i vitit 2010 u publikua nga Internal Tech Emails.

Në të shkruhet: "Konfidenciale - Mos e shpërndaj"! 

“Jepni dorëheqjen URGJENT”/ Publikohet emaili
Emaili

“Shumë nga ju kanë parë artikullin e TechCrunch gjatë fundjavës ku pretendohej se jemi duke krijuar një telefon celular. Nuk jemi duke punuar për prodhimin e një celulari, por për krijimin e mënyrave për t’i bërë të gjithë telefonat dhe aplikacionet më socialë,”-shkruhet në e-mailin e nisur nga Zuckerberg, në shtatorin e vitit 2010.

Duke mos iu drejtuar një punonjësi specifikisht, Zuckerberg shtoi: Ky është një akt tradhëtie, prandaj i kërkoj kujto që publikoi informacionin, të japë dorëheqjen menjëherë.

Emaili i Zuckerberg vazhdoi me ankesat për pasojat që solli "rrjedhja" e informacionit.

“Më është dashur personalisht të kaloj shumë kohë gjatë ditëve të fundit duke pastruar dëmet nga kjo rrëmujë e krijuar. Edhe tani, ne jemi në një pozicion më të pasigurt me kompanitë që operojnë në hapësirën e prodhimit të telefonave celularë që supozohet të jenë partnerët tanë, sepse tani mendojnë se ne jemi konkurrentë,”-shtoi ai.

Në vitin 2016, një ish-punonjës i Facebook, i cili u pushua nga një pozicion ekzekutiv në kompani shkroi një libër duke pretenduar se Zuckerberg e drejtonte kompaninë me një dorë të hekurt. Autori Antonio Garcia Martinez e krahasoi kompaninë me një "kult" dhe tha se stili i udhëheqjes së Zuckerberg ishte i ngjashëm me atë të sundimtarit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

mark zuckerberg

Sondazh

Poll