Bota

'BE-ja e ka toleruar Serbinë me refuzimet e saj'/ Osmani: Po e rrezikon procesin e dialogut dhe paqen në rajon

Osmani gjithashtu theksoi se aneksi për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ka shumë paqartësi.

22 Mars 2023, 13:57 Nga a.l
'BE-ja e ka toleruar Serbinë me refuzimet e saj'/ Osmani: Po e
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se Bashkimi Evropian po e toleron Serbinë, pas refuzimeve të saj të njëpasnjëshme për të rënë dakord për normalizimin e raporteve mes vendeve dhe dialogun. Ajo shprehet se kjo neglizhencë nga ana e BE-së duke mos ushtruar presion ndaj Serbisë rrezikon procesin e dialogut dhe paqen në rajon. Osmani gjithashtu theksoi se aneksi për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ka shumë paqartësi.

Aneksi ka lënë shumë gjëra të paqartësuara. Është dashur të paraqes në detaje si do të zbatohen edhe pikat tjera, si do të jenë penalizimet pastaj për moszbatim ta zëmë të nenit 4 nga ana e Serbisë e shumë gjëra të tjera. BE-ja e ka toleruar refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë, që mendoj si qasje po e rrezikon procesin e dialogut dhe paqen në rajon, sepse po e inkurajon Serbinë në njëfarë mënyre që të prodhoj krizë pas krize”, tha Osmani. 

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

vjosa osmani dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll