Bota

Si në MESJETË! "O marr mbesën tuaj për nuse, o ju vras", ekzekutimi për martesën e premtuar, del VIDEO nga momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares

Shkak është bërë një burrë 37 vjeç që kërkonte të martonte djalin e tij vetëm 17 vjeç me jnë të mitur 15-vjeçare. 

22 Mars 2023, 13:27 Nga k.m.
Si në MESJETË! "O marr mbesën tuaj për nuse, o ju
Pamje nga videoja

GREQI- Vrasja e një 46-vjeçari dhe tentativa për të rrëmbyer një vajzë të mitur e kanë bërë të tensionuar situatën në fshatin Drosero Xanthi, duke bërë që Policia greke të rrethojë fshatin nga frikë e hakmarrjes. Shkak është bërë një burrë 37 vjeç që kërkonte të martonte djalin e tij vetëm 17 vjeç me jnë të mitur 15-vjeçare. 

Në një kohë kur situata në Drosero Xanthi është veçanërisht e tensionuar pas vrasjes së 46-vjeçarit, ka dalë në dritë një video dokument i rrëmbimit të 15-vjeçares nga autori i vrasjes. Vrasësi 37-vjeçar ka rrëmbyer mbesën 15-vjeçare të viktimës 46-vjeçare për ta martuar me djalin e tij 17-vjeçar. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e 46-vjeçarit, e cila ka parë sulmuesin 37-vjeçar të hynte në shtëpinë e saj me dy djemtë dhe dhëndrin e tij dhe të vrisnin gjakftohtësisht burrin e saj në sy të fëmijëve.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, katër muaj para vrasjes, 37-vjeçari ka kërcënuar se do të vriste 46-vjeçarin fatkeq, duke i thënë: Dua mbesën tënde për djalin tim ose do iu ekzekutoj. Do të marr plumbat dhe do t'ju shfarros.

Familjarët e viktimës, sipas mediave vendase, kërcënojnë se do ta marrin situatën në duart e tyre nëse nuk vendoset drejtësia për vrasjen e të dashurit të tyre. Ndërkohë, klima në Drosero të Ksantisë është e tensionuar me incidente, të shtëna me armë, deri në djegie shtëpish e makinash. Kjo pasi në kulturën lokale, thyerja e paktit të martesës cilësohet si një fyerje e rëndë e kodit të nderit dhe sipas traditës “lahet me gjak”./Protothema

greqi hakmarrja ne xanthi

Sondazh

Poll