Bota

'S'ka kuptim të ngelin tekst në letër'/ Kurti konferencë për mediat: BE-ja të sigurojë që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen

Sipas tij BE-ja është ajo që duhet të sigurojë që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen.

22 Mars 2023, 13:23 Nga a.l
'S'ka kuptim të ngelin tekst në letër'/ Kurti
Albin Kurti

KOSOVË- Pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media, ka folur për bisedimet në Ohër dhe ofertën që ai ka bërë atje dhe për ofertën që i bëri presidenti serb Aleksandër Vuçiç për Asoacionin. Sipas tij BE-ja është ajo që duhet të sigurojë që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen. 

“S’ka kuptim që të mbesin tekst në letër. Ndërmjetësi është ai i cili imponon zbatimin ose konstaton moszbatim a shkelje dhe sanksione përkatëse. Është ndërmjetësi që ka fjalën për çfarëdo devijimi, deformimi apo shkelje”, theksoi ai.

Kryeministrti Albin Kurti tha se në takimin e Ohrit kishte propozuar që Asociacioni të hartohej në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe aktgjykimit të Kushtetueses, si dhe në bazë të qëndrimit të Brukselit dhe ëashingtonit, por lideri serb e ka refuzuar. 

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll